TIRANE

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, rreth një muaj më parë iu nënshtrua një operimi në tru.

Kjo pasi ajo rrëfeu se pas nëntë vitesh i ishte rikthyer tumori në tru, gjersa për herë të parë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt. Ditwn e sotme Adriana Matoshi feston ditëlindjen! E lindur më datë 5 shkurt 1980, ajo sot mbush 42 vjeçe.

Në mesin e urimeve të shumta, padyshim që nuk mungoi as urimi nga partneri i saj Keith Groeneveld.

Ai u kujdes që në minutat e parë pas mesnatës, ta uronte Adrianën me fjalët më të veçanta.

“Zoti e bekoftë shpirtin tënd të bukur me shumë vite të tjera”, duke përfunduar me “Të dua” në gjuhën shqipe”-shkroi Keith.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: