Ish-sulmuesi i Interit, Adriano beson se nuk do ketë surpriza në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League, duke u shprehur se zikaltërit me shumë mundësi do arrijnë në finale.

“Nuk i humbas ndeshjet e Interit, është një dashuri që do të më qëndrojë përgjithmonë. Kam festuar fitoren ndaj Milanit, më ka bërë përshtypje qasja ndaj ndeshjes dhe rezultati. Asgjë nuk është vendosur, por shpresoj të arrij finale. Interi mund të mposhtë këdo. Ne duhet të shkojmë në Stamboll me kokat lart dhe pa frikë, pavarësisht një kundërshtari të fortë” – tha ai. Interi fitoi 2-0 ndeshjen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: