Ish-futbollisti brazilian Adriano i njohur si ‘perandori’ ka folur së fundmi për ish-ekipin ku u bë një yll botëror, Interin. Adriano më së shumti u ndal për ndeshjen e së shtunës të zikaltërve, atë kundër Parmës, një tjetër ish-skuadre të brazilianit.

“Marrëdhëniet që kam pasur me Sacchi, Prandelli dhe klubin, që më ndihmuan të rritesha, më bënë një lojtar të denjë për Inter,”-shprehet Adriano për FCInterNeës.

“Nga qyteti i Parmës më ka marrë malli për ushqimin, njerëzit dhe thjeshtësinë. Do të rikthehem shpejt, tani që jam përsëri në Serie A.

Fatkeqësisht nuk kam pasur mundësinë të shoh Inter në ndeshjet e para të sezonit, por i pashë nga afër në Pinetina dhe ka një skuadër stratosferike.

Pashë punën e madhe të bërë nga klubi, gjithçka ka ndryshuar. Tani atmosfera është e bukur. Kam parë edh Spalletti-n duke punuar dhe mendoj se është njeriu i duhur për të drejtuar Inter.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: