TIRANË- Kryeprokurori Adriatik Llalla i ftuar sot në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut bëri akuza të forta ndaj ambasadorit Lu, kur tha se atij dhe bashkëshortes iu refuzua viza, ndërsa këtë e mori si shantazh të ambasadorit Lu. Më tej, Llalla sqaroi se ishin shantazhet e vazhdueshme që i bëheshin atij edhe nga kriminelët e bandat që e detyruan të largonte familjen nga Shqipëria.

“Unë kam patur një kontakt me email me Ambasadorin, ku i kam shprehur qëndrimin tim. Pa rënë pre shantazhit të tij. Ambasadori po ushtron shantazh ndaj meje nëpërmjet këtij fakti”, është shprehur Llalla.

A jeni i kërcënuar?
Fakti që u detyrova të largoj nga vendi familjen nuk është rastësore. Familja u detyrua të largohej nga Shqipëria rreth muajit maj, jam detyruar t’i largoj.

Pse?
Nëse i kthehemi kronologjisë së ngjarjes, në atë kohë janë goditur bandat


Kishit program mbrojtje për tu larguar familja?

Gjeta ambasadorin e një vendi për të mbrojtur familjen time. Është nën mbikëqyrjen e tyre

Ju do largoheni nga vendi?
Nuk kam arsye të iki

Nga kush u shatazhuat?
Nga një sërë emrash kriminalë, bandat më të rrezikshme kriminale. Kanë qenë nën hetim zyrtarë mjaft të lartë
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: