Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-drejtuesi i institucionit te Akuzes do të gjykohet për akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë” 3 herë, ndërkohë që më heret SPAK-u nuk gjeti asnjë provë për dyshimet fillestare mbi “Korrupsion dhe pastrim parash”.

Ndërkohë që ka vendosur kalimin e çështjes në gjyq, gjyqtarja ka hequr edhe sekuestron e pasurive te Llallës, të cilat, siç rezulton, janë mbajtur të bllokuara në mënyrë të paligjshme për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Në seancën e sotme, avokati mbrojtës i Llallës, Sokol Hazizaj, ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi nga ana e prokurorisë SPAK nuk ekziston asnjë provë që ta ngarkojë me përgjegjësi penale.

Për avokatin Hazizaj, vendimi për të kaluar rastin për gjykim dëshmon se ka qenë i paragjykuar.

Tashmë, pas këtij vendimi, pritet që Gjykata Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit pritet të caktojë trupën gjykuese, që do të marrë në shqyrtim rastin “Llalla”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb