TIRANE

Së fundmi Adrola Dushi ndau me publikun raportin e saj me të birin, Troi, jetën e saj si nënë beqare, si edhe planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen.

Prej vitesh tashmë, pas një divorci, Adrola jeton vetëm me të birin. Në një intervistë për “Pushime On Top”, Adrola tregon se sa herë Troi i bën ndonjë pyetje të sikletshme, përgjigjet bëhen edhe më të vështira.

Të jesh nënë e vetme është e vështirë, thotë Adrola, në çdo aspekt: “E para të mungon te fëmija yt figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme.

Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet.”
Po në rastet kur Troi pyet “pse?”

“Përgjigjja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim, ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”.

Ama Troi, si fëmijë, kërkon edhe një vëlla apo një motër që të luajë: “Troi kërkon non-stop një vëlla dhe motër. ‘Një vëlla dhe një motër o ma’…
“Kur të vijë momenti o ma, kaq”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: