TIRANE

Sot për Adrola Dushin është një ditë speciale, nga ato që ta mbushin zemrën plot dashuri. I biri i saj, Troi mbush pesë vjeç dhe modelja ka vendosur që t’ia bëjë të paharrueshme këtë ditë. Nga udhëtimi në parajsën e fëmijëve, Disneyland në Paris, modelja ka bërë urimin më të bukur për Troin e vogël.

Adrola Dushi
Adrola Dushi

“Gëzuar Ditëlindjen, Jeta e mamit! M’u befsh MBRET, dhe JETA JOTE qoftë e mbushur, vetëm me ditë të BARDHA! S’mund të besoj që kaluan pesë vite, nga dita që kur TI erdhe në jetë, nga një “MIUSH” i vogël, m’u bërë një ” TROI” i madh! Oh, sa lumturi kam, kur me kap Dorën dhe ma Puth, oh, sa te Adhuroj kur e bën këtë Gjest, dhe Ndjej që më do dhe më kupton akoma më shumë, dhe je gjithmonë me Mua, edhe kur s’jemi Pranë!!! Ditët po kalojnë shumë shpejt, O MBRETI IM, por TI do të jesh gjithmonë “MIU” i vogël, që jep aq shumë DASHURI dhe MIRESI!!! TI je Bekimi dhe Dielli që Rrezaton për mua, o Biri im, TROI!!!! TI, pa folur, të bën të ulesh në Gjunjë, e të thuash çdo ditë: ” FALEMINDERIT O ZOT”!!! ZOTI TE BEKOFTE, BIRI IM!!!”- shkruan modelja e njohur në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb