NGA ADELA XHAMANI*

E re, e bukur, Miss, modele, nënë, e gjithmonë me një buzëqeshje rrezëllitëse të “stampuar” në fytyrë. Kjo është Adrola Dushi, bukuroshja shqiptare, e cila siç shihet i plotëson të gjitha kriteret për ta shfaqur bukurinë e saj edhe në pasarelat më të rëndësishme të botës. Adrola është një nga ato vajza që pasionin e saj më të madh, modelingun, e ka kthyer tashmë në profesion dhe asgjë nuk e ndal. As fakti që ka krijuar familje e është bërë nënë. Me djalin e saj të vogël me vete dhe me telefonin në dorë duke folur pa pushim me të dashurin e zemrës, ajo udhëton drejt Amerikës, me ëndrrën që ylli t’i ndrijë edhe atje. 20-vjeçarja është pjesë e agjencisë prestigjioze “Click Agency” dhe aspiron të bëhet pjesë e “engjëjve” të “Victoria Secret’s”, gjë që ne kemi besim se do të ndodhë, madje shumë shpejt.

Adrola këto kohë po udhëton shpesh drejt Amerikës për të ndjekur punën tënde si modele. Sa të rëndësishme janë agjencitë për të cilat ti punon?
Kam udhëtuar prej tri vitesh tashmë shumë shpesh drejt Amerikës, duke qenë se kam familjen atje, por tani kam edhe një arsye tjetër për të ardhmen time, që është puna. Agjencia ku unë kam firmosur është një agjenci që funksionon prej 30 vitesh dhe është me baza shumë të forta.

Sa paguhesh atje?
Mëkatet dhe paratë nuk i tregon njeri (qesh).
Si janë pagesat në krahasim me agjencitë shqiptare?
As nuk mund të krahasohen.

Si është një ditë pune e jotja në Amerikë?
‘Casting’, ‘shooting’, palestër dhe antistresi im, Troi, bashkë me mbesat e mia.
Çfarë të thonë amerikanët? Cili është komplimenti më i shpeshtë që dëgjon?
Njerëzit këtu në Amerikë pëlqejnë shumë buzëqeshjen time dhe më komplimentojnë më shpesh për këtë.
Të kanë kërkuar të pozosh nudo? Do pranoje?

Akoma nuk më kanë kërkuar diçka të tillë, por gjithsesi, edhe sikur të ndodhë nuk mendoj se do të mund ta pranoj.
A bëhet xheloz Adisi? Kur nuk është me ty sa herë në ditë të merr në telefon e të shkruan?
Me Adisin flasim gjatë gjithë ditës, jo se ai bëhet xheloz, por sepse ne duam të flasim me njëri- tjetrin… Adisi e njeh shumë mirë veten dhe s’ka arsye të jetë xheloz për askënd.
Djalin e merr me vete?
Sigurisht që djalin e kam me vete dhe fatmirësisht kam mamanë time në Amerikë që më ndihmon e kujdeset për të.
Si e komentojnë amerikanët faktin që je bërë nënë në një moshë kaq të re? Të ka penguar kjo?
Jo, nuk më ka penguar aspak. Ata thjesht më kanë kërkuar që ta shikojnë në foto dhe u dashuruan menjëherë me Troin tim të vogël.
A ke njohur personazhe të famshëm atje?
Shqiptarë që jetojnë në Amerikë kam njohur, ndërsa personazhe të famshëm të huaj ende jo.
Po modelet e famshme shqiptare si Angela Martini apo Emina Çunmulaj i ke njohur? Ç’mendim ke për to?
Si Eminën, ashtu edhe Anxhelën i njoh prej dy vitesh. Janë dy vajza të cilat kanë ecur shumë mirë në shtetin amerikan dhe kjo na bën të ndihemi krenarë për to.
Në një prej reklamave të tua, ke zëvendësuar imazhin e Valbona Selimllarit. Si ndihesh për këtë fakt?
Absolutisht që është një privilegj! Valbona ka qenë dhe mbetet ikonë e bukurisë shqiptare.

Bota e televizionit është në prioritetet e tua? Ke dëshirë të bëhesh moderatore?
Bota e televizionit më pëlqen. Mirëpo mendoj se moderimi nuk është një nga pikat e mia të forta megjithëse unë e pëlqej shumë.
Po aktrimi të pëlqen? Të kanë propozuar ndonjë rol andej nga Holliwoodi?
Po, më pëlqen shumë edhe aktrimi. Në fakt unë sapo kam nisur rrugën time në botën e modelingut në Amerikë dhe jam përqendruar krejtësisht në këtë për të shkuar sa më larg. Në këtë kohë ende s’kam diskutuar për diçka tjetër që mund
të jetë edhe aktrimi.

Siç e di, ky është një profesion me moshë të limituar. Çfarë do të bëjë Adrola, kur nuk do të ketë më mundësi të bëjë modelen?
Hmm… të them të drejtën kam kaq shumë gjëra në kokë… Shpresoj që deri kur të vijë ajo ditë, të kem bërë gjërat më të mira për veten.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: