TIRANE

Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje.

Së fundmi, Adrola është angazhuar në shumë projekte në vendin tonë, megjithatë duket se Amerika po i jep asaj më shumë mundësi për të ecur përpara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Revista Who ka bërë të ditur se Adrola Dushi ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”. Kjo është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.

Mes personave publikë që menaxhon kjo kompani përfshihen: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Lewis, Shawn Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachowski, Barbie Ferreira, Robyn Lawley, Sora Choi, Anne de Paula, etj.

Nënshkrimi i kontratës me një kompani kaq të njohur, është një sukses i madh për Adrolën dhe me siguri, ky do të jetë fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e saj si modele.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb