Adrola Dushi ka tërhequr sërish vëmendjen, pasi modelja bukuroshe në Instatrory i drejtohet njerëzve që gënjejnë.
Edhe pse në fund të postimit ka shkruar “e huazuar”, çdo gjë e merr nismën nga diku, prandaj edhe fjalët që shkruhen në postim mund t’i drejtohen dikujt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë.

Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz.

Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”,- shkruhej në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb