120 aeronautistë nga e gjithë Bota kanë zgjedhur të darkojnë këtë fundjavë në restorantin e Birrës Korca. Një darkë me gatime tradicionale, shoqëruar me Birra Korca të freskët ka qenë zgjedhja e pjesëmarrësve të Kampionatit Botëror të Aeronautikës, i cili po zhvillohët në Korcë. Teksa jane ndalur në restorantin e Birra Korça, atje ku ndërthuren elementët fantastike të dekorit të festës me shijen magjike të birrës dhe gatimet tradicionale, aeronautistët jane mahnitur nga ajo cfarë kanë shijuar.

“Jetoj në Anglinë e Veriut dhe kjo është vizita ime e katërt në Shqipëri, por e para në Korcë. Më pëlqen shumë dhe po shijoj Birrën Korca” tha aeronautisti anglez Andy Webster

“Është vërtet shumë bukur këtu po shikoj zbukurimet dhe është vërtët me stil” u shpreh Joanne Van den berg,një tjetër aeronautist

Birra Korca ka ditur si ta bëjë mbremjen e tyre të vecantë duke i mahnitur me cilesinë e saj. Aeronautistja nga Koreja vecoi ushqimin tradicional shqiptar si të preferuarën e saj, ndërkohë që po e shoqëronte me birrë të zezë Korca ajo theksoi se i pelqen jashtë mase.

“Jam nga Korea, është hera ime e parë që vij në Shqipëri. Më pëlqen shumë Korca dhe ushqimi tradicional shqiptar është i preferuari im. Kam provuar birrën e zezë Korca dhe më pelqen jashtë mase.” -tha Eunyoung Cho.

Birra Korca dhe gatimet e mjeshtrave janë shijuar nën tingujt e muzikës live që restoranti ofron. Aeronautistët shqiptare dhe të huaj darkuan dhe festuan deri në orët e para të mëngjesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb