Dy persona ngecën të varur në ajër pasi një aeroplan u ‘mbërthye’ në tela. Çifti i bashkëshortëve u shpëtua në mënyrë spektakolare nga një udhërrëfyes në mal.

Aeroplani Bat Hawl u përplas me një kabllo metalik në Afrikën e Jugut, ku i ngeci edhe helika.
Piloti Peter dhe gruaja e tij Mary, të dy rreth moshes 60 vjeç, mbetën të varur në lartësinë 100 metra.

Por heroi Rob Thomas, 51 vjeç, u ngjit në tela dhe arriti të shpëtojë çiftin duke shmangur një tragjedi.

Policia nisi një operacion për të shpëtuar çiftin e tmerruar pasi aeroplani i tyre po lëkundej nga era.
Ne mes të temperaturave të ulëta Thomas fluturoi me avion dhe më pas realizoi një operacion shpëtimi nga lart. Ai u ul në kabinën e aeroplanit, hapi derën dhe nxorri jashtë Peter e Maryn.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: