Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka publikuar një video ku Rama në tetor të 2018 premtonte se deri në janar apo shkurt të 2019 do të ngrihej kantieri i aeroportit të Kukësit.

Paloka thotë se kryeministri 3D jeton në realitet virtual pasi ka thënë aq shumë gënjeshtra sa as vetë nuk i mban mend. Po ashtu ai thotë se Rama nuk ka ndërtuar as një metër rrugë, aeroport apo vepër publike teksa në video thuhet se vetë aeroporti i Kukësit është një kopje e një projekti gjeorgjian.

Sot më shumë se 1 vit e gjysmë nga ajo deklaratë ka vetëm një kantier për aeroportin sipas video-s.

 

 

STATUSI NGA EDI PALOKA

Per 7 vjet me radhe tha kaq shume genjeshtra sa nuk i mban mend as vete.
Ndertoi kaq shume aeroporte, rruge dhe shkolla ne 3D sa ne vitin e shtate te keqqeverisjes, nen efektin e oligarkise ka nisur te jetoje ne realitetin virtual.
Sepse ne te vertete ska ndertua as nje meter rruge, asnje aeroport dhe asnje veper publike.
Kryeministri 3D nderkohe qe varferon shqiptrët ofron vetem propagande bajate dhe premtime qe kur si beri per 7 vjet vetem nje mendje e semure mund te besoje se do ti beje ne 7 muaj!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb