Deputeti Artur Rroshi, njëherazi dhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, është duke zhvilluar një takim në selinë blu, me kryedemokratin Lulzim Basha.

Pritet që në takim të flitet për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, afati i fundit i të cilit është këtë të mërkurë. Më herët, kanë firmosur marrëveshjen me Bashën, Shpëtim Idrizi (PDIU), Dashamir Shehu (LZHK), Agron Duka (PAA), Fatmir Mediu (PR) dhe Vangjel Dule (PBDNJ).

Ndërkohë ka zëra se edhe ish-presidenti Bamir Topi me partinë e tij Fryma e Re Demokratike është pranë një marrëveshje me kreun e PD-së. Nga krahu tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të futet si forcë e vetme në zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb