KOSOVË
Duket se në LDK janë të ndarë përsa i përket koalicionit qeverisës edhe pse afati i përcaktuar nga Isa Mustafa javën e kaluar përfundoi, dhe me gjasa sot duhet të ishte shpallur moskrijimi i koalicionit.

Por Koha. Net raporton se konsultat brenda LDK vijojnë dhe kritik është pikërisht qëndrimi i Vjosa Osmanit, politikanja e cila para zgjedhjeve të tetorit të 2019 u kandidua si kryeministre në rast se LDK fitonte zgjedhjet e vetme ose dilte e para.

Mësohet se Osmani nuk do të jetë kryeparlamentare, dhe as ta ketë atë pozicion, por të kompensohet ai post me Ministrinë e Jashtme. Qëndrimi i saj ka marrë mbështetjen e shumicës së grupit parlamentar të LDK.

Por nënkryetari i LDK, Agim Veliu shprehet se partia e tij i qëndron ofertës, 5 ministri, kryeparlamentarin dhe zotimin për President. Po ashtu ai shton se sot duhet të përfundojë procesi i stërgjatur i dialogut për koalicion, dhe ndoshta do të ketë një takim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb