Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisifa Tufa, deputeti i PD Ervin Salianji foli edhe për skemën e abuzimit që shkaktoi 1.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit.

Për këtë çështje korruptive u arrestuan sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Salianji u shpreh se rastet janë të përsëritura dhe se ende nuk ka një reagim të fortë. Ai më tej theksoi se SPAK duhet të bëjë një reagim të fortë dhe të menjëhershëm.

Pjesë nga biseda në studio:

Përveç përjashtimit ku ka gabuar Alibejaj?

E gjithë grupimi ku jemi nuk ka aksion politik, nuk ka lëvizje, takime masive me qytetarët. Ka përpjekje për të bëërë opozitë brenda mureve të Kuvendit dhe është jo e plotë. Pra nuk është opozitë e qënësishme e fortë. Nuk ka procese…Berisha është në aktivitet të përditshëm, gjatë gjithë kohës në aktivitet publik, ka pasur primaret, ky është një proces i mirë apo i keq nuk di ta them, por ka pasur proces. PD duhet të kërkojë mundësi për të komunikuar. Gjykata mund të marrë çfarëdo vendimi, nuk pres që çështjen e PD ta zgjidhe gjykata. Unë gjithmonë do të bëja përpjekje për të gjetur mundësi bashkimi.

Nëse nuk gjendet një urë bashkimi çfarë do të ndodhë?

Salianji: Do të gjendet sepse në në çdo moment do të bëhen përpjekje për t’u gjetur. Demokratët janë agresinë për gjetjen e një bashkimi dhe me të drejtë. Në kushtet që jemi besoj që do të arrihet edhe për shkak të presionit të demokratëve.

Kandidatët për 14 majin?

Salianji: Janë ata që kanë dalë nga primaret, nuk ka kandidat tjetër. Nuk mund të nxjerrin kandidatë nga xhepi dhe personal, dhe në këtë formë duhet vetë të gjendet një formë bashkimi.

Po ashtu ai theksoi se aksioni politik është oksigjen për opozitën.

Korrupsioni?

Salianji: Zyrtarë të lartë të administratës që kapen me vjedhje, kemi rastin e pastrueses, kemi zyrtarë të tjerë të arrestuar për korrupsion që japin para ndërkohë që nuk ekziston fare çështja. Kemi pafund denoncime të opozitës për rrugët, se si administrohen asetet në këtë vend dhe reagimi është i vakët. Pritet reagim nga SPAK. Duhet të ketë reagim të menjëhershëm.

Afera në Ministrinë e Financave?

Salianji: Janë raste të përsëritura dhe kjo tregon që korrupsioni është i shtrirë në çdo nivel. Pra ende nuk ka funksionin të plotë. Ekzekutivi është i kalbur dhe i krimbur,. Janë afro 1 mld euro abuzime që janë vjedhje abuzime dhe që i ngarkohen qytetarë shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: