E ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, gazetarja Ola Xama është shprehur se në aferën e inceneratorëve nuk është i përfshirë vetëm një institucion, por edhe Tatimet dhe Prokuroria.

“Në një vështrim të parë nuk është i përfshirë vetëm një institucion, së fundmi del edhe tatimet edhe prokuroria që e ka hetuar më parë që në 2016-12017 dhe është hetuar vite më parë dhe janë dënuar vetëm peshqit e vegjël.

Në këtë skemë kanë qenë të përfshirë kompani shumë më të mëdha. Pse u intereson kompanive faturat fiktive, sepse asnjëherë vlera me të cilën fitohet kontrata nuk është e njëjta. Me anë të TVSH edhe tatimet futen në thesin e shkeljeve.

Si ka mundësi që kemi agjensinë e koncesioneve që thonë janë bërë 30 milion euro punime kur aty është bërë treg frutash ekzotike jo inceneratorë?”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: