Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar për aferën e inceneratorëve.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndër të tjera ajo thotë se nuk do të ndalen deri në zbardhjen e të vërtetës.

STATUSI:

Një votë për Erion Veliajn e inceneratorëve është votë dëm për një njeri që e pret qelia. Ngaqë e pret qelia, ndaj dhe është strukur në zyrë dhe lëshon vrer televiziv me regji të komanduar ndaj atyre që bëjnë transparencë për abuzimet e tij. E ftoj kryemashtruesin e bashkisë të shkojmë bashkë në Sharrë e t’i tregoj nga afër çfarë shërbimi mizerabël paguan Ai me 29 Euro/Ton i cili dhe krenohet . Garanti i pagesës është Erion Veliaj, me firmën e tij, fatin e koncesionit gjatë procedurës koncesionare e ka ndryshuar i vetëm Ai! Epo, ne transparencën kemi në dorë bazuar në dokumente me firmë dhe vulë. T’i dalë për zot firmës punëmadhi i Tiranës, të mos flasë nga zyra e bunkerizuar por të bëjë transparencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb