Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar sërish lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një status në Facebook, Kryemadhi shprehet se në këto shtatë vite me paratë e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj.

Ndërsa ka publikuar edhe një video në Facebook, Kryemadhi thotë se kreu i Bashkisë së Tiranës me 14 maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do të përgjigjet para drejtësisë.

Statusi:

Hajduti ordiner i Tiranës që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë. E di ai këtë, se ka hedhur firmën vetë, ndaj bën sot si skuth duke ja hedhur fajin të tjerëve.

Ka kaluar 1/3 e periudhës koncesionare, po në këto 7 vjet me lekët e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj.

Ja ku e keni me video se si hajduti ordiner i Tiranës përveçse ju vjedh, edhe ju tall me diferencimin e mbetjeve. Erioni i plehrave në 14 Maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t’i përgjigjet një për një drejtësisë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: