Ish-Drejtuesi i Krimeve të Rënda ,Eugen Beçi i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24 ka folur mbi prapaskenat e arrestimeve të SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa tha se nëse opinion publik është i kënaqur me veprimet e drejtësisë kjo çështje mund edhe të mbyllet me kaq, ndërsa shtoi se perceptimi publik mund të kthehet në drejtësi popullore.

“Shpesh herë mund të matet edhe pulsi i opinionit, nëse opinion kënaqet me kaq mund të mbyllet edhe këtu, perceptimi publik mund të kthehet në drejtësi popullore”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër juristi Endri Shabani nga nisma “Thurje”, bëri me dije se organizata në të cilën ai bën pjesë ka çuar në SPAK prej mbi dy vitesh denoncimin për inceneratorët dhe ende nuk ka marrë një përgjigjje zyrtare në lidhje me të

“Nuk kemi marrë informacion, as për inceneratorët as për koncesionin e sterilizimit. Në janar të vitit 2018 protestonim kundër incneratorit të Fierit dhe u dënuan për protestë të paligjshme. Më pas çuam në SPAK inceneratorët e vendit, kanë kaluar 2 vite e gjysmë dhe ende nuk e dimë fundin e hetimit, nuk janë dënuar ata që kanë ndërtuar skemën. Me kalimin e viteve do parashkruhen veprat penale dhe përgjegjësit mund edhe të mos dënohen për atë që kanë bërë. Kemi një drejtësi me qerre, që edhe po arriti në destinacion nuk do paguajnë ata që kanë shkaktuar dëmin ndaj shtetit. Në këtë pikë bëhet shumë e vështirë që të besosh që drejtësia e re nuk do vazhdojë te avazet e vjetra”, tha Shabani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb