Analisti Artur Zheji teksa foli për aferën e inceneratorëve, deklaroi se bazuar në atë çka deklaron edhe opozita, janë vjedhur 430 milionë euro, me të cilat sipas tij mund të ndërtohej hekurudha Tiranë-Durrës.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në ‘News24’ Zheji tha se personat që vjedhin këto para publike nuk i investojnë, por i blejnë çanta të shtrenjta për të dashurat e tyre apo apartamente për gratë.

 

PJESË NGA DISKUTIMI
Zheji:
SPAK duket se ka një vezullim të një shpate. Kaq donte zoti Hajdari që të bënte atë vlerësim. SPAK nuk është në momentet që të bëjë vettingun e vetë. Ky institucion ka pasur disa luhatje, Kjo ftesa për durim, durim, SPAK i ka djegur disa cikle kohe. Nga ana e SHBA ka një shtysë, që është ‘patronazhistja’ e organeve të reja të drejtësisë, është premtim solemn që amerikanët i kanë bërë shqiptarëve. Këtu problemi nuk është që të shkojnë njerëz në burgje, por të ndahet shapi nga sheqeri dhe të kuptojmë se kush është vullneti i shqiptarëve, nga kush duan që të qeverisen. Janë krimet me buxhetin e shëtit, dhe ato që lidhen me truallin publik, trafiqe,. Pra është denatyrim i truallit shqiptar. Shqipëria nuk bëhet moderne duke pasur kulla. Struktura e familjes, asistenca, krijimi i vendeve të punës, i mjeteve të transportit, Shqipëria s’ka akoma metro, ndërkohë që jepen koncesione me 30 mln euro km. Shqiptarët pamundësohen që të kenë një strukturë moderne europiane që fëmijët e tyre mos të ikin, por të rrinë këtu. Afera e inceneratorëve, duke dëgjuar dhe akuzat e opozitës, që janë 430 mln euro, mund të bëhej një hekurudhë Tiranë-Durrës. Ato janë shpërdorura. Ata që i grabisin paratë, nuk i përdorim mirë, por i blejnë vetëm çanta për dashnoret, apartamentet për gratë e shtata dhe objekte luksi. Nuk investohen, por shpërdorohen nga një jetë luksi i keqe, jashtë kodeve morale që ka shumica e shoqërisë shqiptare. Janë pjesë që grabitet dhe tretet dhe nuk rikthehet. Ata që e marrim dhe rindërtojnë, shtojnë kate, bëjnë biznese, ata i lënë paratë në tokën shqiptare dhe herët a vonë janë pronë e të gjithë neve. Rikthehen përmes sistemit fiskal. Shpërdorimi është armiku kryesor dhe pandëshkueshmëria e këtyre zotërinjve. Jam besimtar dhe rri me njerëz të tillë, e respektoj besimin. Të gjithë njerëzit kanë durim, edhe feja e krishtere thotë; durim. Këtë durim mistik, jam dakord që ta ndajmë me zotin Hajdari, dhe iu themi se vetë Zoti do të vërë dorë mbi njerëzit, për spastrim shpirtëror dhe pa halle. Nëse flasim për SPAK, shoh vezullimin e shpatës. Ajo ka goditur në nivel ministror, dhe në nivele të tjera që janë domethënës. Në nivel vendor ka goditur, që janë njerëz të mbrojtur. Por akoma jemi apo duhet të shohim më shumë se një rast që të themi se kjo është tendencë dhe jo të themi se; ai tjetri ka bërë një gafë. PSH thuhet se ka bërë një gafë që ka transferuar lekët nga një konto në një tjetër dhe përfituesi i inceneratorëve i ka marrë lekët nga shteti dhe i ka investuar. Kjo është bajgë e madhe, pasi ka prova. Ndërkohë pritet nga SPAK që të bëjë investigime apo BKH-ja që të bëjë gjëra më të kamufluara, pasi korrupsioni shqiptar ka nivele të larta rafinimi, të fshehjes së gjurmëve.

Shkelqim Hajdari: Ne jemi në një fazë që unë mendoj për hir të asaj që unë e njoh mirë prokurorinë. E dija se sa të ndërtohej ndërtesa, njerëzit u plotësuan, u trajnuan dhe besojnë që kanë dy aleatë të mëdhenj, qytetarët dhe SHBA dhe BE. SPAK duhet të godasë pandëshkueshmërinë ndër vite në Shqipëri. Kemi të arrestuar, të marrë një ish-ministër të pandehur. Nëse do e shohim pas disa muajsh një tjetër ministër, s’do na bëjë përshtypje. Dosje ka sa të duash, qytetarët të rrinë të qetë. Kreu i SPAK garantoi se; kemi disa dosje’. Rezultatet do të jenë përgjatë vitit 2022. nëse ke mbaruar hetimet për dosjen, je në pritje të një letër-porosie nga jashtë dhe kjo të merr disa muaj. SPAK tashmë është organizuar shumë mirë. S’ka më mungesë në organikë, ka fituar ato marrëdhëniet njerëzore dhe kanë krijuar besim të njëri-tjetri. Nuk iu mungon asnjë gjë që të bëjnë punën. A kanë bërë korrupsion zyrtarët e shtetit shqiptar dhe kanë lënë gjurmë e prova?! Për mendimin tim ka zyrtarë që e kanë bërë sikur s’ka për të pasur kurrë prokurori të pavarur, ka dhe nga ata që janë të sofistikuara. Ato që janë të sofistikuara, na i lehtëson punët partnerët ndërkombëtarë. Njerëz që bëjnë korrupsion në Shqipëri, mund të kenë investuar dhe jashtë shtetit. Mbi bazën e kërkesave, bashkëpunimi i BE dhe SHBA me SPAK duket i sigurt. Jam totalisht shpresëplotë se nuk ka pse mos të ecë puna e SPAK. Prokurorët kanë hetuar gjithmonë, ne kemi çuar gjithmonë njerëz në gjyqe.

Zheji: Politika shqiptare në masën më të madhe të saj u detyrua që ta pranojë këtë reformë në drejtësi. Në mënyrë retorike politika flet për një drejtësi të drejtë dhe të pavarur. Çdo politikan i nivelit të lartë vetëdeklarohet i pafajshëm, i pa korruptueshëm dhe barrën e korrupsionit e hedh te kundërshtari politik. Kjo është lojë që e njeh opinioni publik. Ndërkohë kalojnë vitet, brezat ecin dhe shtohet pasuria dhe shtohet pandëshkueshmëria. Shqiptarët e kuptojnë se kjo është lojë dhe janë në çarkun e kësaj loje. Gjykata Speciale dhe SPAK janë midis dy forcave që luftojnë njeri-tjetrin, prirja e shtetit dhe anti-shteti. Do kemi gjithmonë të varfër dhe të pasurit do të bëhen më të pasur, kjo është fabula e anti-shtetit. Shteti kapitalist është mundësi e barabartë për të gjithë, një garë e hapur e madhe, me 1 milion pista vrapimi. Ne kemi hequr dorë nga një ëndërr folklorike, për një Shqipëri të fortë. Lufta mes shtetit dhe anti-shtetit, SPAK është në mes. Anti-shteti të josh, të kërcënon dhe është prezent në vendet e vogla si puna jonë, dhe si Italia. Aty prokurorët janë hedhur në erë, ka qenë një luftë e përgjakshme. Shteti është i dobët dhe atë e bën të fortë, SPAK duke e pastruar. Ne kemi shumë ngjashmëri me Italinë pasi aty ka qenë i njëjti mekanizëm.
Hajdari: Që politika në Shqipëri kishte ndikuar për keq mbi organet e drejtësisë, u pa qartë sa që u detyruam që të bënim një reformë. E përmbysëm totalisht sistemin, duke e shkëputur sistemin e rekrutimit, karrierës nga ndikimi politik. Duke patur këtë ndikim, ne e pamë se ku përfundoi Shqipëria. Kjo përmbysje ka sjellë një pozitivitet të madh. Politikanët se kanë më në dorë karrierën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por bëhen pushteti i tretë. Kur ke një qeverisje të mirë, puna e organeve të drejtësisë është më e lehtë. Një prokuror duhet t’i bëjë llogaritë e veta me fuqinë që i jep ligji. Qeverisja e një vendi, nuk është ndonjë dashuri e madhe, pasi nuk po qeveriset 100% bazuar mbi ideale. Por një gjë është e sigurt, që asnjë prokuror s’mund të fshihet dhe të thonë; ne na ndikojnë politikisht. I kemi krijuar kushtet me reformën e re, që kjo trupë, gjyqtarësh dhe prokurorësh që të jenë të garantuar. Kush pengon hetimet, ka konsumuar veprën penale. Duhet të kenë një gjë parasysh, që hetimet për dosjet konkrete duhet të bazohen të provat. Grumbullimi i provave nuk ecën njësoj. Publiku të bindet se SPAK nuk po punon nën kontrollin e qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: