Gjatë emisionit “Pikat mbi i” në News24 avokati Spartak Ngjela deklaroi se prokuroria e Posaçme SPAK është mpirë nga frika pasi janë kërcënuar, por mëgjithatë puna e tyre nuk është drejt dështimit.

Sipas tij mpirja e SPAK qendron te aktorët e përfshirë me bandat kriminale, ndërsa tha se Engjëll Agaçi nuk ka të tilla forca që e mbrojnë.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji ka thënë se SPAK nuk ka dhënë shenja të tërmetit që premtoi dhe se tani po kërkon me zë të brishtë rikthimin në qeli të Alqi Bllakos. Sakaq, ai shtoi se arsyet për largimin e Bllakos nga qelia janë të pamjaftueshme.

Ngjela:

SPAK nuk është drejt dështimit, deri tani është i mpirë nga frika, këta të kërcënojnë. Agaçi nuk ka forca të mëdha që e mbrojnë, nuk ka banda. Aty është mpirja. Këta të tjerët nuk kanë mbrojtje. Ne na mbyt korrupsioni, sëmundjen e madhe që kemi është vetëm korrupsioni.

Zheji:

Nuk kemi elemente të tërmetit që premtuan. Arben Kraja ka dhënë shenja të një intimidimi. Kemi një SPAK që kërkon me zë të brishtë rikthimin në burg të Alqi Bllakos, teksa arsyet për largimin e tij nga qelia janë të pamjaftueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: