Deputetja e PD Ina Zhuna e ftuar në “News24” foli për çështjen e inceneratorëve.

Ndërsa u ndal tek mbledhja e zhvilluar ditën  e djeshme për incenreratorin e Tiranës dhe Fierit, theksoi se administratorët pranuan se aty nuk incenerohet.

“Dje kemi nisur seancat e para të pyetjes së dëshmitarëve. Përfaqësuesi te të dyja palëve politike kanë bërë paraqitjen. Dje patëm administratorin e Tiranës dhe ish-administratorin e inceneratorit të Fierit dhe sot administratorët e Elbasanit. Administratorja e kishte ardhur pas as edhe një dokument me vete. Një administrator që nuk di çfarë kishte marrë vetëm disa foto me vete. Pra po bëjnë gjithçka për të shmangur përgjegjësinë për të zbardhur këtë aferë. Por sot ne dimë që inceneratori nuk ekziston, marrin paratë për një gjë që nuk e bëjnë. Pra nuk incenerohet. Po dje u pranua nga administratori i Fierit se nuk kryhet incenerimi, pra kanë blerë një pajisje që ende nuk ka ardhur në Shqipëri, pra paguajmë për një veprim që nuk kryhet”, tha ZHupa.

Më tej theksoi se PD ka zgjedhur transparencën për publikun dhe do t’i shkojë deri në fund.

“Të gjitha faktet dhe provat do t’i bëjmë pjesë të dosje SPAK. Kemi ngritur tre padi në SPAK dhe këto padi do t’i mbushim me prova të reja që nuk i kishim më parë, që SPAK të na tregojë se kush e ka radhën nga ministrat e Ramës.”, tha më tej Zhupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: