Enkelejd Alibeaj ka ngritur në Komisionin e Ligjeve shqetësim në lidhje me atë se çfarë fiton shteti shqiptar nga ndërtimet në Portin e Durrësit.

Ai u shpreh se shteti investon 630 mln euro, në taksa të hequra, truall etj dhe merr vetëm 33 përqind të fitimit, ndërsa kompania private investon vetëm 160 mln euro, cash dhe kredi, dhe merr 67 përqind të fitimit.

“Si ka mundësi që ky investitori i madh vjen për të investuar me vetëm 80 milion euro në xhep dhe 80 milion euro kredi, ndërsa shteti shqiptar krunde fare hedh në këtë projekt (taksat që hiqen për infrastrukturën, strehimin social dhe 812 mijë metra katrorë truall) 630 milionë euro?! Ndërsa kur vjen puna të fitimi, privati merr 67 përqind të fitimit, ndërsa shteti 33 përqind?”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb