Ben Affleck dhe Jennifer Garner edhe pse janë ndarë kalojnë shumë kohë së bashku.

Ish çifti ështe fotografuar pranë njëri tjetrit në Los Angeles.
Ky takim i tyre erdhi pasi aktori 45 vjeçar Affleck kishte kaluar një fundjavë me të dashurën e tij të re, Lindsay Shookus, në New York.

Garner dhe Affleck kishin aplikuar për divorc në muajin prill, dy vjet pasi kishin bërë publike ndarjen e tyre në muajin qershor të vitit 2015.

Cifti së bashku ka tre fëmijë dhe, edhe pse të ndarë kanë thënë vazhdimisht se e kanë primare edukimin dhe dashurinë për fëmijët e tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb