Një video e publikuar në internet shfaq pamjet shokuese, kur një femër në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, u rrah për vdekje dhe më pas trupi u hodh në zjarr.
Në një moment një burrë mund të shihet duke hedhur një copë druri mbi gruan ndërsa një tjetër hedh një tullë mbi gruan e shtrirë në tokë. Më pas, sulen dhjetra burra, disa kërcejnë me këmbë mbi trup duke i shtypur cdo pjesë.

Prindërit e saj, i thanë policisë se vajza e tyre vuante nga një sëmundje mendore për shumë vjet, dhe nuk e dinte se ajo që dogji ishte libri i shenjtë i myslimanëve.
Por kjo nuk u mor parasysh dhe vajza u vra barbarisht nga burrat në mes të qytetit dhe më pas u hodh të digjej në zjarr.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: