Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, ka treguar të gjithë angazhimin e bashkisë për të mirëpritur refugjatët afganë.

Ajo tregoi se strehimi i tyre në kampusin e Qytet Studentit do të jetë deri në javën e parë të shtatorit, pasi më pas, do të nisin përgatitjet për pritjen e studentëve.

Sakaq, Ruseti rrëfeu se stafi është angazhuar për të plotësuar çdo nevojë të afganëve, që nga argëtimet, e deri te ushqimet e veshmbathjet.


Anisa Rusti:
Situata është dinamike. Sot në mëngjes kemi 266 persona që janë akomoduar dhe do të fillojmë në mënyrë graduale për personat që përfundojnë procesin e testimit ndaj COVID dhe regjistrimin në polici, nisin procedurat e akomodimit. Jemi duke i përqendruar në një godinë. Aktualisht janë akomoduar në godinat 11-12. Kemi godina të tjera në dispozicion për çdo rast. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë dhe gra, që normalisht kanë nevojë për kujdes të rritur. Më pak kemi burra dhe shumë pak kemi të moshës së tretë. Në jemi përpjekur t’i sigurojmë atyre veshmbathje, ushqim, e më pas do të fillojmë me trajtimet ë specializuara. Jemi duke u kujdesur me fëmijët, duke i zhvilluar argëtime të shumta.

E kuptojnë fëmijët ç’po ndodh, pse ndodhen në Shqipëri?

Anisa Ruseti: Ne kemi tentuar të japim sa më pak informacione. Në këtë moment e rëndësishme është që ata s’janë më atje, e pavarësisht çdo të ndodhi e rëndësishme është që janë të sigurt. Kemi pasur staf nga Ambasada Amerikane për të ndihmuar, por edhe në nivel administrativ për t’i treguar që ky është një proces i përkohshëm e ato do të largohen për në vendet e tjera. Jo të gjithë të ardhurit janë nga Kabuli. Besoj që është marrë vendimi për të mirën e tyre.

Duke qenë se jemi në këtë situatë alert, si kanë rezultuar testet e afganëve?

Anisa Ruseti: Të gjithëve personave që janë akomoduar i janë bërë një test i shpejtë. Kanë rezultuar të gjithë negativë. Nëse dikush mund të shfaqë shqetësime, natyrshëm që fokusi kryesor është COVID-i. Ne i kemi thënë që në ambientet e brendshme maskat janë të detyrueshme. Ka pasur dhe çështje që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës, kanë pasur shqetësime të vogla lehtësisht të menaxhueshme nga stafi.

Si është përditshmëria e tyre?

Anisa Ruseti: Ata shoqërohen gjatë gjithë kohës nga stafi, ndërkohë janë adaptuar shumë lehtë në Qytet Studenti. I ofrohen të tjera vaktet në menzë. E kishin të lehtë të adaptohen. Për aq kohë sa gjejnë njerëz që i mirëpresin, e kanë pasur të lehtë adaptimin. Në përgjithësi kanë qenë të logjikshëm dhe të durueshëm. Ndikon dhe eksperienca e tyre. Ata kanë ardhur gjatë natës dhe të shohësh që një staf prej 50 personash janë aty për të ndihmuar, e kanë kuptuar që është përtej aspektit institucional, është njerëzor.

Kanë kaluar në këtë kalvarin e regjistrimit, përshtatjes, kjo besoj që ka tejkaluar. Por si nis dhe përfundon një ditë për ta?

Anisa Ruseti: Kemi pasur pak familje që kanë mund të vizitojnë Tiranën. Ka qenë një javë e gjatë për ta, janë duke rikuperuar gjumin e gjithçka tjetër. Jemi munduar që fëmijëve t’ia mbushim ditën me lojëra. jemi duke i dhënë kohën e nevojshme për t’i orientuar pak. Stafi është në dispozicion. Është një ditë tipike për secilin prej nesh. Po e shohim që njerëz po na bashkohen, e kanë dëshirë t’i ndihmojnë.

Ju thatë që ato do të qëndrojnë në mënyrë të përkohshme, a dihet se sa do të zgjasë?

Anisa Ruseti: e kemi rënë dakord që Qytet Studenti do të jetë në dispozicion për afganët deri në javën e parë të shtatorit, sepse më pas do të bëhen përgatitjet për ardhjen e studentëve.

Derisa është numri që parashikohet të priten në qytet studenti?

Anisa Ruseti: Ne kemi kapacitet deri n 1200 shtretër. Aty strehohen gazetarë, kemi pasur disa zv. ministra. Mund të kemi edhe njerëz që nuk përfaqësojnë këtë kategori, por ne trajtojmë çdo rast njësoj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb