Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë këtë të mërkurë një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga. Kreu i qeverisë foli për ardhjen e afganëve në vend dhe nënvizoi se duhet t’u jepnim strehë e besim në këtë moment krize.

“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura.

Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë.
Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si
kjo, kur vendin e ka përpirë lufta?”

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë vendi ynë është rreth 4000.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb