Në sulmet e njëpasnjëshme me bomba në Kabul të Afganistanit, humbën jetën 10 persona.

Ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Hamid Rushan tha se sulmet e njëpasnjëshme janë kryer në Sar-i Kariz dhe Golai Davanhane.

Sipas tij, 10 persona e kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në sulme. Rusan tha se shënjestra e sulmit ishin civilët.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Megjithëse po bëhen përpjekje për të vendosur stabilitetin në vend, nga ana tjetër, sulmet nuk janë pakësuar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb