KABUL- Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë pas një shpërthimi nga një sulm vetëvrasës në Afganistan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në perëndim të Kabulit. Mësohet se katër persona kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, tha se sulmuesi e kishte aktivizuar jelekun me eksploziv në trupin e tij derisa i ishte afruar makinës në rajonin Paghman.

Bëhet e ditur se mes viktimave ka punonjës të gjykatës dhe civilë. Ndërkohë, deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: