Së paku 14 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në jug të Afganistanit.

Gul Islam Siyal, zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të provincës Zabul, njoftoi se në rajonin Shehri Safa ndodhi përplasje mes një minibusi pasagjerësh dhe një kamioni.

Ai tha se në vendin e fatkeqësisë kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 12 të lënduar janë shtruar në spital. Në mesin e të lënduarve nuk ka në rrezik për jetën.

Siyal po ashtu tha se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se neglizhenca e shoferit ishte shkaku i aksidentit, por që detajet do të dihen vetëm pas hetimit.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb