Në rajonin Herat në perëndim të Afganistanit 3 policë lokalë kanë vrarë me armë 12 kolegët e tyre.

Zëdhënësi i Drejtorisë së policisë në Herat, Abdul Ahad Walizada në një deklaratë për media tha se 3 policët lokalë për të cilët mendohet se kanë lidhje me talebanët kanë vrarë 12 kolegët e tyre në të njëjtin stacion policie ku ishin me detyrë.

“Ngjarja ka ndodhur në stacionin policor në zonën Goryan të Heratit”, tha Walizada i cili bëri të ditur se agresorët janë larguar duke marrë armët dhe municionet në stacionin policor.

Ndërkohë nga talebanët ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb