Së paku gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën gjatë një sulmi të armatosur në të cilin militantët talebanë e kryen në krahinën afgane Gazna.

Zyrtari lokal Ahmet Ziya Yakubi deklaroi se sulmi është kryer në kullën e vrojtimit në fshatrat Nur Burca dhe Chihar Burca të komunës Hoca Omeri.

Ai tha se gjashtë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë u vranë në sulm, duke shtuar se disa militantë u vranë në konfliktin pasues.

Zyrtari i këshillit të qytetit, Abdul Cami, theksoi se talebanët pas sulmit kanë marrë nën kontroll dy stacione policie në Ariza, në qendër të Gazne-s.

Zyrtari i këshillit të qytetit Abdul Cami theksoi se talebanët pas sulmit kanë marrë nën kontroll dy stacione policie në Ariza, në qendër të Gazna-s.

Forcat e sigurisë në provincën Baglan të Afganistanit theksuan se talebanët po ashtu kanë marrë kontrollin e rajonit Sehri Kuhne pranë qendrës së provincës.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit deklaroi se operacionet ushtarake kanë filluar kundër talebanëve në shtatë provinca.

Në njoftim thuhet se gjatë operacionit janë vrarë 179 militantë talebanë, ndërsa 91 militantë janë plagosur.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb