Të paktën 13 ushtarë janë vrarë nga talebanët gjatë një përleshjeje që ka vazhduar prej 3 ditësh në provincën e Baghdis, në perëndim të Vendit, ku rebelët sulmuan disa pika kontrolli të ushtrisë. Një zëdhënës i qeverisë lokale tha që edhe dhjetëra ushtarë të tjerë rezultojnë të humbur.

Përleshja, sipas të njëjtave burime, shpërtheu të shtunën në zonën e Bala Murghab. Ushtria është kundërpërgjigjur me sulme ajrore dhe ka kërkuar përforcime. Jamshid Shahabi, një zëdhënës i guvernatorit të krahinës Badghis, tha më 12 mars se dhe 42 rebelë u vranë dhe 15 ushtarë u plagosën gjatë luftimeve në provincën që kufizohet me Turkmenistanin.

Një anëtar i këshillit rajonal ka thënë se 20 ushtarë rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve luftimet vazhduan me përleshje sporadike në vende të tjera të provincës. Talebanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb