Të paktën 10 policë kanë humbur jetën në sulmin e armatosur dhe sulmin me bombë të militantëve talebanë në provincën Zabul të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Zabul, Ata Jan Haq Bayan, në deklaratën për mediat tha se është kryer sulm me bombë dhe armë ndaj policisë që patrullonte në afërsi të qytetit Kalat në Zabul.

Ai tregoi se në sulm kanë humbur jetën 10 policë, ndërsa është plagosur një tjetër, duke shtuar se në përleshjen e ndodhur pas sulmit edhe militantët talebanë kanë pësuar dëme të mëdha.

Talebanët nuk dhanë ndonjë deklaratë në lidhje me rastin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb