Forcat qeveritare afgane humbën kontrollin e qendrave të provincave veriore Kunduz dhe Sar-e Pul kundër talebanëve.

Anëtari i Këshillit të Provincës Sar-e Pul, Esedullah Hurram, tha se militantët filluan një sulm në qendrën e provincës dje në mbrëmje.

Duke deklaruar se qyteti Sar-e Pul ka kaluar plotësisht nën kontrollin e talibanëve si rezultat i sulmit, Hurram deklaroi se forcat e sigurisë u tërheqën në një kamp ushtarak jashtë qytetit.

Hurram njoftoi se përleshjet vazhdojnë pranë kampit ushtarak.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit të Kunduzit, Emruddin Veli, deklaroi gjithashtu se pas dy ditësh konflikti, qendra e kësaj province që ka po të njëjtin emër ka rënë në duart e talibanëve.

Ai deklaroi se zyra e guvernatorit, selia e policisë dhe komisariati janë nën kontrollin e talibanëve, Veli informoi se forcat e sigurisë dhe autoritetet lokale janë tërhequr në Aeroportin e Kunduzit.

Veli tha se gjatë përleshjeve, disa dyqane në qendër të qytetit u dogjën.

Sipas dëshmitarëve okularë, militantët kanë liruar të burgosurit në Kunduz pas marrjes së kontrollit.

Talibanët po ashtu thanë në një deklaratë se kanë kapur qendrat e provincave Kundus dhe Sar-e Pul dhe se janë duke vazhduar avancimin drejt kryeqendrës së provincës Takhar.

Më herët, talibanët morën kontrollën e qytetit Sheberghan, qendrës së provincës Jawzjan.

Ndryshe, talibanët filluan sulme në qytetet kryesore pasi morën mbi 200 rrethe rurale muajin e kaluar.

Aktualisht pretendohet se talibanët kanë nën kontroll 80 për qind të territorit të Afganistanit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb