Avioni i tretë me ushqim dhe barna nga Katari ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, një avion me 25 tonë ushqim, ndihma humanitare dhe pajisje mjekësore, është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai.

Në lajm u theksua se ndihma që deri më sot ka mbërritur në Afganistan ka arritur në 68 tonë.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai kaloi nën kontroll të talibanëve pasi më 31 gusht SHBA-ja tërhoqi ushtarët e saj të fundit.

Më 1 shtator, një avion i Qatar Airways, pasi talibanët e morën kontrollën e aeroportit, solli ekipin teknik në Kabul për të bërë kryer inspektime për rihapjen e aeroportit. Më pas më 4 dhe 6 shtator, dy avionë nga Katari me ndihma humanitare dhe barna arritën në Kabul.

Talibanët bisedojnë me Turqinë dhe Katarin për rifunksionimin e aeroportit, porta që lidh Afganistanin me botën.

Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja, vendet e Evropës dhe Kombet e Bashkuara, kërkojnë që aeroporti i Kabulit të aktivizohet sa më shpejtë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb