Në një sulm me bombë në Parwan të Afganistanit kanë humbur jetën 3 policë.

Komandanti i policisë në Parwan, Abdul Vasi Rahimi njoftoi se mjeti shpërthyes i vendosur rreth rrugës në Charikar, në Parwan, u aktivizua kur në atë pjesë të rrugës kaloi një automjet i patrullës policore.

Rahimi theksoi se kanë humbur jetën 3 policë. Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Derisa nga njëra anë përleshjet dhe dhuna janë gjithnjë më të shpeshta, nga ana tjetër vazhdojnë përpjekjet për negociata paqësore për të vendosur stabilitet në vend.

Autoritetet afgane për sulme të tilla përgjegjës i konsiderojnë talebanët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb