Shtatë terroristë të DEASH-it u neutralizuan në një operacion në Nangarhar, të provincës lindore të Afganistanit.

Zyra e guvernatorit në Nangrahar deklaroi se operacioni kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH u krye në qytetin Jalalabad.

Deklarata thekson se shtatë terroristë ishin neutralizuar, duke përfshirë të ashtuquajturit udhëheqës të organizatës dhe se janë sekuestruar sasi të mëdha armësh dhe municione.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb