AFGANISTAN-Një helikopter në shërbim të forcave të Natos ka rënë brenda një baze ushtarake në veri të Afganitanit, pranë qytetit të Mazaer-i-Sharif.

Gjatë rënies së mjetit kanë vdekur një nga dy pilotët dhe dy ushtarë afganë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë, duke nënvizuar që në aksident kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë përfshirë pilotin tjetër.

Incidenti besohet se është shkaktuar nga një defekt pak pas ngritjes së helikopterit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb