Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) shprehu “shqetësim të madh” për, siç tha, rritjen e dhunës në Afganistan, gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Përmes një deklarate të lëshuar të hënën, misioni i OKB-së i dënoi talibanët për, siç u shpreh, sulmet e qëllimshme kundër civilëve.

Ai po ashtu tha se po i shqyrton akuzat për disa viktima civile nga sulmet ajrore të forcave të NATO-s në provincat Farah dhe Nimroz , shkraun REL. Misioni iu bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin gati 18-vjeçar të Afganistanit që t’i ndalin luftimet gjatë Ramazanit.

“Nuk mund të ketë asnë justifikim për sulme të qëllimshme kundër civilëve”, tha kreu i Misionit Ndihmës të OKB-së, Tadamichi Yamamoto. Një sulm nga grupi militant në një shtab të policisë në qytetin verior Pul-e Khumri, më 5 maj, “shkaktoi shumë viktima civile, me gra dhe fëmijë në mesin e të plagosurve”, tha misioni i Kombeve të Bashkuara.

Talibanët, që po zhvillojnë bisedime direkte për paqe me zyrtarët amerikanë, i kanë refuzuar propozimet për armëpushim, duke thënë se trupat amerikane dhe të NATO-s duhet të largohen së pari nga Afganistani. Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë, ka nisur javën e kaluar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb