Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u largua sot nga Afganistani duke mos bërë të ditur nëse ka arritur të bëjë marrëveshje me liderët politikë të vendit.

Pompeo kreu këtë vizitë në Kabul në përpjekje të një marrëveshjeje paqësore amerikane, që muajin e kaluar ishte nënshkruar me talebanët në Doha.

Pasi ishte nënshkruar marrëveshje midis SHBA-së dhe talebanëve procesi paqësor në Afganistan është në ngecje të plotë për shkak të shqetësimeve politike në vend, që gjendet në kaos politik.

Edhe presidenti aktual Ashraf Gani dhe kundështari i tij Abdullah Abdullah u shpallën fitues të dy në inaugurime të ndara.

“Jemi në krizë”, u deklaroi gazetarëve një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, i cili shoqëroi Pompeon në Kabul.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb