Vlerësohet se 6 400 tonë opium është prodhuar në Afganistan në vitin 2018, një ulje e ndjeshme në krahasim me një vit më parë, sipas një raporti të OKB.

”Prodhimi këtë vit ra me 29% krahasuar me 9 000 tonë të vitit të kaluar për prodhuesin më të madh në botë të substancave ilegale”, sipas raportit.

Për kultivimin e plantacioneve janë shfrytëzuar 263 000 hektarë tokë, që paraqet një ulje prej 20% krahasuar me një vit më parë.

”Kultivimi ra 56% në veri dhe 43% në perëndim të vendit, kryesisht për shkak të thatësirave të këtij viti”, pohon raporti.

Sipas raportit, 69% e kultivimit i atribuohet Afganistanit jugor, pasuar nga Afganistani perëndimor me 12%.

Rreth 8,88 miliardë dollarë janë shpenzuar nga SHBA për të ndaluar rritjen e drogës në Afganistan që nga viti 2002, sipas një raporti të John Sopkos, inspektori i përgjithshëm special për rindërtimin e Afganistanit (SIGAR).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb