Një bombë e lidhur me një furgon shpërtheu në provincën perëndimore të Heratit në Afganistan, duke vrarë të paktën shtatë civilë dhe duke plagosur nëntë të tjerë. Këtë e bënë të ditur talebanët.

Përgjegjësia për shpërthimin nuk është marrë ende, por dyshimet kanë rënë mbi Shtetin Islamik, i cili ka kryer sulme të ngjashme që kur studentët e Kuranit morën pushtetin në vend më 15 gusht. Është hera e parë që ndodh një  sulm i tillë në Herat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb