AFGANISTAN

20 anëtarë të forcave të sigurisë afgane kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë plagosur gjatë dy sulmeve nga talebanët në provincën e Sar-e-Pol.

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi I guvernatorit të provincës, duke shtuar që përleshje të fuqishme me armë kanë vazhduar për orë të tëra në zonën e Sayyad.

Zëdhënësi i talebanëve, Qari Yousof Ahmadi ka marrë përsipër sulmin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb