Talebanët kanë ndaluar berberët në disa provinca të Afganistanit për të prerë ose shkurtuar mjekrat e klientëve të tyre duke deklaruar se kjo do të ishte kundër ligjit islam, ligjit të sheriatit dhe se shkelësit do të dënoheshin nëse nuk e zbatojnë.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet’’, thuhet në urdhrin e talebanëve.

I njëjti urdhër iu dha edhe berberëve në Kabul.

“Talebanët deklaruan se ata do të dërgojnë inspektorë të fshehtë’’, thotë një qytetar.

Sipas tyre, heqja e mjekrës ishte stil amerikan jetese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb