Talebanët u shprehën të gatshëm për diskutime me qeverinë afgane muajin e ardhshëm, nëse shkëmbimi i të burgosurve, i parashikuar në marrëveshjen amerikano-talebane të Dohas, realizohet.

“Ne jemi të gatshëm të fillojmë negociatat ndërafgane me kusht që procesi i lirimit të të burgosurve të realizohet”, deklaroi zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen.

Ai shtoi se talebanët ishin të gatshëm të lironin anëtarët e forcave afgane të sigurisë që ata kishin ndaluar, me kusht që Kabuli të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë të burgosurit talebanë, sipas listës të dorëzuar tashmë për autoritetet.

Qeveria e Kabulit nuk ka reaguar menjëherë.

SHBA-ja dhe talebanët nënshkruan në fund të shkurtit një marrëveshje historike në Doha, duke hapur rrugën për një tërheqje totale të trupave amerikane pas 18 viteve luftë, si dhe për negociata të pazakonta për paqe ndërafgane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb