Së paku tre policë kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmit të talebanëve në rajonin Badgisa, në perëndim të Afganistanit.

Nasrat Rahimi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, deklaroi për AA se është kryer sulm në qendrën Kale-i Neva.

Ai konfirmoi se talebanët hynë në hotel në qendër të qytetit dhe filluan të qëllojnë nëpër njerëz.

Abdul Gafur Melikzey, guvernator i Badgisa, tha se kanë humbur jetën tre policë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Talebanët njoftuan se në rrjedhë është lufta me pjesëtarët e forcave të sigurisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb