Së paku tre policë kanë humbur jetën në një sulm të armatosur mbi një postbllok policor në provincën Ghazni në Afganistan.

Zëdhënësi i policisë Ahmad Han Siret u tha gazetarëve se disa persona të panjohur kryen sulm mbi postbllokun policor në zonën e katërt në Ghazni.

Ai theksoi se gjatë sulmit humbën jetën tre policë, ndërsa sulmuesit u arratisën nga vendi i ngjarjes.

Ende askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb