Drejtori i Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) Dr. John Nkengasong kritikoi deklaratën e bërë nga Kanadaja se për një kohë të gjatë nuk do të lejojë hyrjen në vend për personat e pavaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Nkengasong në një deklaratë nga Twitteri në lidhje me vendimin që Kanadaja ka marrë, rikujtoi se më parë ka paralajmëruar se ky skenar mund të përjetohej edhe pse është vaksinuar një pjesë e rëndësishme e popullatës së disa vendeve të Africa CDC.

“Ky vendim që ka marrë Kanadaja do të ashpërsojë edhe me keq pabarazitë dhe do të vështirësojë edhe më tej luftën e ndërmarrë kundër COVID-19 në nivel global”, tha Nkengasong.

Më parë ai ka thënë se ndërkohë që vendet e pasura vaksinojnë popullatat e tyre dhe fakti që pjesa tjetër e botës nuk është e vaksinuar, nuk do të ndihmojë për t’i dhënë fund pandemisë dhe kishte paralajmëruar se kjo do ta rrisë edhe më shumë problemin.

Të pavaksinuarit nuk do të lejohen për një kohë të gjatë të hyjnë në Kanada

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka deklaruar se do të marrë një “kohë të gjatë” që Kanadaja të jetë e gatshme për të pranuar çdo turist të pavaksinuar. “Duhet të vazhdojmë të jemi të sigurt për sigurinë e kanadezëve dhe që sakrificat në muajt e fundit nuk janë bërë më kot”, ka thënë Trudeau.

Këto kushte në Kanada ku më parë për ata që hynin në vend kërkohej karantinë 3 ditore në hotel dhe 14 ditë në karantinë shtëpie, u hoqën që nga 5 korriku 2021 për personat që kanë marrë të dy dozat e vaksinës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb